Fifi i tregon Arbana Osmanit se çka fitoi pas largimit nga “Big Brother VIP”

Filloreta Raci u largua nga shtëpia javë më parë.

Ndërkohë, ajo po shihet aktive në rrjete sociale e cila po ndan postime të ndryshme duke mos munguar edhe dedikime për Big Brother.

Së fundmi, ka postuar një video në profilin e saj zyrtar në Instagram e cila tregoi se ka marrë një përkrahje të madhe nga fansat për projektin e saj muzikor “Diell”.

Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë… Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e videos.

Ndryshe, pas disa situatave jo edhe të mira brenda shtëpisë të cilat ndikuan në shëndetin e saj mendor, Fifi la shtëpinë me vendimin e saj.


Go to TOP