Festivali i 12-të FemArt fillon më daten 25 Shtator

Edicioni i 12-të i Festivalit “FemArt” këtë vit do të mbahet nga 25-30 shtator.

Tema e këtij viti, sipas njoftimit, do të jetë “MOTRA: N’Kohë Lufte dhe Paqe”, feston lidhjen e pathyeshme të motërzimit përmes një përzierjeje të gjallë të artit dhe aktivizmit.

Ndërsa nga baleti flamenko tek arti feminist, pjesë e këtij edicioni do të jenë performancat, shfaqjet teatrore, koncertet, filmat dokumentarë dhe të shkurtër, punëtori, ekspozita, konferencë, ngjarje rrjetëzimi dhe diskutime që kapërcejnë kufijtë dhe na bashkojnë të gjithëve.


Go to TOP