Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe KQZ-së

Komuna e Kaçanikut njofton se në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës, është nënshkruar marrëveshja e cila ofron mbështetjen e administratës komunale të Kaçanikut për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në shumë dimensione.

Kryetari i Komunës, Besim Ilazi, ka theksuar rëndësinë e  një procesi zgjedhor të drejtë  e demokratik duke u zotuar që mbështetja e administratës komunale në arritjen e kësaj nuk do të mungon.

Nga ana e KQZ-së, Artan Mezraja, falënderoi komunën për përkrahjen e deritanishme,  duke theksuar se  përkushtimi dhe   angazhimi maksimal i të gjithë akterëve mundëson një proces zgjedhor të lirë e  demokratik. /Kosova.info/


Go to TOP