Dodik: Komsic do shkojë në Prishtinë, Kabineti i Komsic: Ka ftesë nga Kosova, por s’do shkojë

Anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zheljko Komshiq, ka pasur ftesë nga institucionet e Kosovës për ta vizituar vendin. Ndërkaq, Milorad Dodik i Republika Srpska ka akuzuar Komshiqin se do të shkojë në Prishtinë.

Këtë e kanë demantuar nga kabineti i Komshiqit, ku kanë deklaruar se edhe pas ftesës së Prishtinës zyrtare, Komshiq nuk do të udhëtojë për në Kosovë, mëson Slobodna-Bosna.

Dodik ka thënë se Komshiq “ po fut gishtin e tij në syrin e Serbisë dhe Republika Srpska, dhe në gjithë popullin serb dhe s’është në frymë të bashkëpunimit të mirë fqinjësor”.

Nga Kabineti i Komshiqit i kanë reaguar Dodikut,duke deklaruar se ai po gënjen pasi e di se Komshiq s’do ta vizitojë Kosovën.

“Milorad Dodik e di se po gënjen, ai e di se Zeljko Komshiq nuk do ta vizitojë Kosovë, por ai praprë po insiston në fabrikime, duke krijuar probleme kur s’ka hapësirë për probleme, me qëllimin për të provokuar tensione dhe konfrontime, të cilat qartë janë e vetmaj gjë që ai mund ta menaxhojë”, kanë thënë nga zyra e Komshiq.

Go to TOP