Deputeti i PDK’së – VV’së: Dilnit në rrugë për Palestinën, Qeveria s’pati reagim të fortë për Recakun kunder Vulinit

Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, ditë më parë masakrën e vitit 1999 në Reçak e cilësoi gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm”.

Ndaj tij, reagoi sot deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati i cili kritikoi Qeverinë Kurti, e cila sipas tij nuk ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Vulinit.

Kastrati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se qeveria nuk reagoi ashpër ndaj Vulinit, derisa tha se deputetët e partisë në pushtet dilnin në protesta për Palestinën.

“Një figurë groteske e dalur nga regjimi i Millosheviçit, ky ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, para dy-tri dite e dha një deklaratë me të cilën tha se Reçaku nuk është i vërtetë. Jo që nuk pritet diçka e tillë nga ai, është e çuditshme se çfarë reagime pati nga Kosova në raport me këtë deklaratë. Reagoj SHBA, reagoj BE dhe nuk pash një reagim të ashpër nga kjo qeveri. Nuk pash reagim të ashpër. Ideja është që ju keni qenë edhe në rrugë për Palestinën, e keni dramatizu Palestinën. Palestina ka thënë se Reçaku është çështje e brendshme e Serbisë. Palestina Millosheviçit i jepte medalje kur ai kishte bërrylat me gjak në Reçak dhe prandaj unë sot qëllimisht jo me ju kritiku ju, por me ja dhënë atij një porosi nga këtu në gjuhën e tij sepse kështu më së miri ai e kupton, se është kogja e turpshme që ne të dalim me një reagim kaq të dobët, s’po flas vetëm si qeveri por edhe si shoqëri dhe Kosovë”, ka deklaruar ai.

Kastrati përmendi edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, për të cilën tha se mezi pret të jep dëshmi për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, por jo edhe kundër Vulinit.

“Ishte dashtë që ditën kur ai ka dal, ministrja e Kurtit, Gërvalla që bën taka taka taka, menxi s’pret me jep dëshmi për Kadrinë dhe Hashimin atje, me dal dhe me reagu për këtë çështje dhe nuk u pa. Edhe kryeministri dhe qeveria së bashku”, ka shtuar ai.

Kastrati para fjalimit të tij vendosi një pankartë n foltoren e Kuvendit ku shkruhej “VULINE PUSTI VODU”.

“Kjo porosia poshtë shkon për atë zotërinë atje sepse është e vdekun kjo, ata e dinë dhe e kanë të kotë se ky realiteti që jetojmë sot, është kjo Kosova që e ka mundësu pikërisht Reçaku dhe shumë Reçaka të tjera”, ka shtuar ai.

Go to TOP