Dalin detaje: Çka u gjet tek të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë.

Mësohet se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov, po ashtu njoftuan se lidhur me këtë rast dy herë janë zhvilluar bastisje.

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Go to TOP