14 persona të lënduar në Turqi dhe Siri, pas tërmetit të fundit

14 persona kanë mbetur të lënduar në Turqi dhe Siri, pasi një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi këto dy vende pasdites e së hënës.

Tërmeti ka goditur provincën Hatay të Turqisë, e cila u shkatërrua nga dy tërmete masive në fillim të këtij muaji.

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se të paktën tetë persona u plagosën pas tërmeteve të fundit në provincën Hatay, shkruar Trtworld.

Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve e regjimit sirian, SANA, raportoi se gjashtë persona janë plagosur në Aleppo.

Go to TOP