Emisioni i ri në Kosova Info “Jo të Njëjtë, por të Gjithë të Barabartë” nis transmetimin këtë të premte

Kosova Info sjell për herë të parë emisionin “Jo të Njëjtë, por të Gjithë të Barabartë”, një format që i kushtohet kategorive me aftësi të kufizuara. Emisioni do të fillojë transmetimin të premten nga ora 20:00 dhe do të udhëhiqet nga Agim Pajaziti.

Mysafiri i parë i këtij edicioni do të jetë Drejtori i HandiKOS Kosova, Afrim Maliqi, me të cilin do të bisedohet për sfidat, mundësitë dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Ky emision synon të japë zë historive njerëzore, të rrisë ndërgjegjësimin dhe të promovojë barazinë në çdo aspekt të jetës. /Kosova.info/


Go to TOP