Roma gjen idhullin e saj

Janik Siner do të mungojë në turneun e Romës, për shkak të një lëndimi.

Dhe publiku i kryeqytetit italian të gjithë vëmendjen e mbështetjen e tij do t’ia japë Rafa Nadalit.

E kjo vjen edhe falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të tenistit spanjoll, teksa ka fituar plot 10 herë turneun e Romës.

Në mungesë të Janik Sinerit, Roma ishte në kërkim të një idhulli të ri. E tani e ka gjetur. Wshtë Rafael Nadal. Në fakt tifozët italianë ia kanë dhënë me gjithë zemër mbështetjen tenistit spanjoll, teksa ai ka fituar zemrat e tyre, duke triumfuar plot 10 herë turneun e tenisit në Romë. Ka mjaftuar vetëm një njoftim dhe e gjithë pjesa kryesore e fushës qëndrore të kompleksit të tenisit në kryeqytetin italian të mbushej me tifozë.

Të gjithë ishin akomoduar për të mirëpritur idhullin e tyre, Rafa Nadal, në stërvitjen e tij të parë në prag të nisjes së turneut të Romës. Hyrja e tij në fushë u shoqërua me ovacione.

Të gjithë mezi presin të vlerësojnë lojën e tij magjike në fushën me dhe të kuq. Sigurisht që gjendja e tij fizike, siç dihet tashmë nuk është më e mira. Por gjithsesi, një orë e gjysmë stërvitje me Marc Lopez si kundërshtarin e tij dhe nën drejtimin e trajnerit Carlos Moya, nën ovacionet e një spektatori tepër të interesuar, Nadal fillimisht u shfaq pak i përmbajtur, duke bërë gabime që turma nuk i priste.

Por pak nga pak, mëngjarashi spanjoll filloi të japë ato goditjet e tij duke marrë ovacionet e publikut. Seanca stërvitore për Nadalin, mbyllet duke dhënë autografe dhe duke bërë foto me këdo që i kërkonte.

Ai është i dashuruar me Romën dhe Roma ka treguar se e do ende idhullin e saj, Rafa Nadalin.

Go to TOP