Ancelotti: E merituam titullin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij, e ka merituar titullin e kampionit në La Ligë.

‘Los Blancos’ dje edhe matematikisht siguruan titullin e kampionit në Spanjë.

“Është një kampionat që e merituam në çdo mënyrë. Jemi shumë të lumtur”, ka thënë Ancelotti.

Strategu italian thotë se festa e titullit do të vjen pak ditë më vonë, sepse sipas Ancelottit, Realin e pret një ndeshje e madhe kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

“Ne do të donim të festonim, por të gjithë e dimë që të mërkurën (kundër Bayern për të arritur në finalen e Champions League) do të kemi një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne duam të përgatitemi sa më mirë për t’i bërë tifozët edhe më të lumtur, pastaj të shtunën do të festojmë së bashku kampionatin”, ka theksuar Ancelotti.

Go to TOP