“Bilanc lufte” nga përmbytjet në Brazil, sipërfaqe të mëdha nën ujë

Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë rajonin e Serra Gaúcha në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul.

Sipas të dhënave më të fundit, deri në këto momente raportohen mbi 70 viktima, teksa bilanci mund të thellohet edhe më tej, pasi shumë njerëz janë shpallur të humbur.

Situata u përkeqësua, kur një prej digave në këtë zonë shpërtheu, pasi nuk mund të mbante presionin e ujit të akumuluar me shpejtësi prej disa ditësh.

Autoritetet kanë zbritur në terren për të ndihmuar banorët, teksa më shumë se 70 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Go to TOP