Sanije Krasniqi merr pozitë të rëndësishme në FIFA

Sanije Krasniqi emërohet në rolin e ekspertes në programin e Zhvillimit të Futbollit të Vajzave në FIFA.

Një tjetër sukses për punonjësit e FFK-së, të cilët falë punës profesionale po gradohen në pozita në shtëpinë botërore të futbollit.

Sanija për 24 vjet është pjesë e futbollit në pozita të ndryshme.

Ajo ishte futbolliste e gjyqtare e suksesshme, derisa pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA udhëhoqi programin Grassroots në FFK.

Aktualisht është shefe e Departamentit të Edukimit dhe përzgjedhëse e Kombëtares U17 të vajzave.

Go to TOP