Messi shkruan historinë e re, një gol dhe pesë asiste në fitoren e Inter-it

As-i argjentinas Lionel Messi vazhdon shkëlqimin në MLS të Amerikës.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asiste në fitoren e Inter Miamit ndaj York Red Bulls (6-2).

Kampioni i botës me Argjentinën shkruan historinë e re në futbollin botëror pasi bëhet lojtari i parë që arrin një statistikë të tillë në futbollin botëror.

Messi është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola +asist (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje), ndërsa sa i përket vitit 2024 në 11 ndeshje argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asiste.

Go to TOP