Superliga vjen sot me disa përballje interesante

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me ndeshjet e javës së 32-të.

Lideri i tabelës, Ballkani në Suharekë, do të presë Dukagjinin, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat me objektiva të ndryshme.

Suharekasit kërkojnë pikët e plota në mënyrë që të bëjnë edhe një hap në garën për titull të kampionit, derisa klinasit janë në garë për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Drejtësinë në ndeshjen Ballkani-Dukagjini, do ta ndajë Visar Kastrati, kurse përballjen tjetër të rëndësishme mes Llapit e Feronikelit ’74 do ta gjykojë Bardh Ajeti.

Malisheva-Gjilani, është një tjetër duel interesant, ku do të gjykohet nga arbitri Ilir Mehmeti, ndërsa Genc Nuza u caktua ta drejtojë lojën Drita – Fushë Kosova.

Kurse, Mentor Ajeti do të jetë arbitër kryesor në duelin Liria-Prishtina.

Superliga/Java e 32-të

Të dielën takohen:

Ballkani-Dukagjini

Llapi-Feronikeli 74’

Malisheva-Gjilani

Drita-Fushë Kosova

Liria-Prishtina

Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Go to TOP