ZRRE: Angazhohemi për një proces të hapur dhe të drejtë me qytetarë

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka reaguar sot pas një proteste pranë zyrave të saj, të disa qytetarëve të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me procesin e tanishëm tarifor. të energisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) thotë se është e vetëdijshme për shqetësimet e qytetarëve lidhur me procesin e tanishëm tarifor, të shprehura sot përmes protestës pranë zyrave të ZRRE-së.

ZRRE tutje shton se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si një e drejtë e garantuar nga ligjet e Republikës së Kosovës.

“ZRRE në vazhdimësi angazhohet për një proces të hapur, të drejtë dhe transparent në shqyrtimin e çdo komenti nga qytetarët dhe palët e interesuara, duke siguruar që çdo vendim të merret në përputhje me legjislacionin ne fuqi. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të mos penguar ushtrimin e detyrave të ZRRE, konform mandatit te saj”, thuhet në reagimin e ZRRE-së. /Kosova.info/


Go to TOP