Agim Ademi takohet me Donald Trump: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-së
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka ndarë një fotografi nga takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ademi e cilësoi si kënaqësi të veçantë përshëndetjen me presidentin amerikan duke theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona”, ka shkruar Ademi. /Kosova.info/
