Zogaj premton zgjidhje për çështjen pronësore në “Bregun e Diellit 2”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e familjeve të lagjes “Bregu i Diellit 2”, ku fokusi kryesor ishte çështja e kamotshme pronësore me të cilën banorët po përballen prej kohësh.
Gjatë diskutimeve të hapura, Zogaj shprehu vullnetin e fortë politik për të adresuar dhe zgjidhur këtë problem sa më parë.
Ai theksoi se angazhimi i tij mbetet i palëkundur në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe në përmirësimin e mirëqenies së banorëve të lagjes duke premtuar se zgjidhja e kësaj çështjeje do të jetë një prioritet i tij i plotë. /Kosova.info/