Zogaj: Mbështetje e fortë për Sindikatën e Komunës së Prishtinës në përmirësimin e kushteve të punës

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Sindikatës së Komunës së Prishtinës, për të përfaqësuar Ekzekutivin e Komunës.

Në fjalën e tij, Zogaj përgëzoi anëtarët e zgjedhur dhe falënderoi sindikatën për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, të cilin e konsideroi një shtyllë kyçe në avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Ai shprehu besimin se ky partneritet do të vazhdojë të sjellë përmirësime në cilësinë e shërbimeve për qytetarët e Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP