Zenun Pajaziti, figura e fuqishme e PDK-së që po gëzon mbështetje të madhe në Anamoravë
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit po dëshmon një mbështetje të jashtëzakonshme për Zenun Pajazitin, një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Me numrin 46 në listën e PDK-së, Pajaziti po fiton gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve, veçanërisht në Anamoravë, ku përkrahja për të është në rritje të vazhdueshme.

Duke qenë një emër i dëshmuar në politikën kosovare, Zenun Pajaziti ka mbajtur pozita kyçe në institucionet shtetërore, përfshirë atë të Ministrit të Punëve të Brendshme, ku u shqua për punën dhe përkushtimin e tij në forcimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë në vend. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve, duke dëshmuar integritet dhe vizion për zhvillimin e Kosovës.

Mbështetja masive që po merr në këtë fushatë është dëshmi e besimit që qytetarët kanë te ai dhe te Partia Demokratike e Kosovës. Me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe me një ekip të përkushtuar, PDK po ofron një platformë të fuqishme për zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Anamorava dhe mbarë Kosova po e njohin dhe po e vlerësojnë angazhimin e Zenun Pajazitit, duke e konsideruar atë si një përfaqësues të denjë për të çuar përpara interesat e qytetarëve. Votimi për të më 9 shkurt është një votë për përvojën, përkushtimin dhe vizionin e tij për një Kosovë më të fortë.
PDK131 #ZenunPajaziti46 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PërNjëKosovëTëFortë











