Vdes Vehbi Rafuna, ish kryetar i SHIL të UÇK-së

Ka vdekur ish kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Rafuna. Lajmin për vdekjen e Rafunës e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në Facebook.

Invalidi dhe veterani i UÇK-së përveç që ishte kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, ishte edhe drejtor i organizatës joqeveritare që vepronte edhe në Kosovë, “Arti i të jetuarit”, e që zbatonte programet e veta në 144 shtete të botës.

Ai në vitin 2002 kishte organizuar kurs me invalidët e luftës së UÇK-së me një program kundër stresit dhe traumave.

Kjo organizatë kishte bashkëpunim edhe me institucionet e Kosovës dhe përmes një projekti organizonin seminare në të gjitha qendrat e shëndetit mental të Kosovës.

Programi që ishte futur edhe në burgjet e Kosovës kishte për qëllim eliminimi e traumave gjatë luftës, ndërsa në ishin viktima të torturës, dëshmitarë të masakrave dhe veteranë dhe invalid të UÇK-së. /Kosova.info/


Go to TOP