Zemaj: Bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet, nuk janë transparent

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha sot para Kuvendit të Kosovës se Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nuk ishte transparent dhe se nuk ka arritur t’i përmbushë objektivat.

Zemaj para deputetëve tha më tej se bordi i ZRRE-së në mënyrë të padrejtë ka bërë shtrenjtimin e energjisë dhe si i tillë duhet të shkarkohet.

“Qytetarët e vendit janë duke paguar këtë papërgjegjësi”, tha më tej deputeti i LDK-së.

Go to TOP