Ylli Kastrati, e ardhmja e basketbollit kosovar

Yll Kastrati është një nga basketbollistet e rinj që shihet si e ardhmja e basketbollit kosovar.
Kastarti për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka folur rreth sukseseve të vitit 2022.

“Viti 2022 për mua ka qenë me shumë suksese e në të njëjtën kohë edhe me shumë sfida. Fillimisht me ekipin Marigona Hill Prishtina jemi shpallur kampionë me gjeneratat U-16 dhe U-14 ku edhe jam shpallur MVP. Poashtu këtë vit kam qenë pjesë e projektit FIBA YDF, ku gjatë kësaj kohe kemi marrë pjesë në turne që u mbajtën në disa vende si: Turqi, Rumani, Bullgari dhe Maqedoninë Veriore. Kjo njëherësh ishte përvojë e mirë në aspektin e zhvillimit tim si lojtar”.

Ylli ka treguar edhe rreth eksperiencës së tij në kampin Jr.NBA të Evropës dhe Lindjes së Mesme:

“Këtë vit kam qenë i ftuar në kampin Jr.NBA të Evropës dhe Lindjes së Mesme e cila u mbajtë në Itali. Gjatë këtij kampi kam mësuar shumë gjëra të reja nga trajnerët e nivelit më të lartë të cilët kanë udhëhequr ekipe të ndryshme në NBA. Pjesëmarrja ime në këtë kamp ka qenë një eksperiencë e paharrueshme”.

Kastrati gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësues U-16, e sipas tij përfaqësimi i Kosovës, sa është prioritet është edhe përgjegjësi.

“Duke qenë pjesë e kombëtares se Kosovës me gjeneratën U-16, është një ndjenjë e veçantë, por në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjësi e madhe për ta mbajtur fanellën e kombëtares së Kosovës”, nënvizoi Kastrati, duke shtuar: “Poashtu do të doja ti falënderoja trajnerët që deri tani bënë një punë të palodhshme me mua”.

Go to TOP