SPORT

Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit

Presidenti i Conit, Giovanni Malago, ka vendosur të rrisë çmimin me 20 për qind për atletët që fitojnë medalje olimpike në Tokio.

Sa vlejnë medaljet olimpike? Është një pyetje që bëhet shpesh dhe vlerësimet janë nga më të ndryshmet.

Italia, ku vije fjala, që para nisjes për në Japoni, i ka për të rritur çmimet për atletët që hipin në podiumin e lakmuar.

Në “Tokyo 2020”, një medalje ari do të shpërblehet edhe me vlerën prej 180 mijë euro bruto, argjendi 90 mijë dhe bronzi 60 mijë.

Këto çmime, krahasuar me “Rio 2016”, janë 20 për qind më të larta.

Giovanni Malago, presidenti i Coni, e ka shpjeguar vendimin: “Është një mënyrë për të ndihmuar sportistët, që e gjetën veten pa të ardhura, për shkak të pamundësisë për të garuar”.

Të gjitha medaljet përfituan një rritje në vlerë, por nëse medalja e arit tradicionalisht rritej çdo katër vjet, dy të tjerat kishin mbetur të pandryshuara në tre edicionet e fundit.