Tre të arrestuar për narkotikë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia e Kosovës ka ndaluar dy automjete në të cilat ndodheshin tre persona dhe të njëjtit dyshohet se kanë qenë duke shitur substanca të dyshuara narkotike.

Në posedim tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare e mbështjellur me substancë marihuanë si dhe 330 euro para të gatshme.

Lidhur me rastin, gjatë kontrollit në banesën e personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale 33 qese  të mbushura me marihuanë, katër qese të mbushura me kokainë dhe 1 mijë euro para të gatshme.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në posedim tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare e mbështjellur  me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë  0.9 gram  si dhe 330 euro para të gatshme. Lidhur me rastin, gjatë kontrollit në banesën e personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale : 33 qese  të mbushura me substancë të dyshuara të narkotikëve të llojit marihuanë 96 gram, katër qese të mbushura me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë .34 gram , si dhe 1000 euro para të gatshme”, njoftoi policia.

Go to TOP