Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket
Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren.
Dueli do të fillojë nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për këtë ballafaqim, janë në shitje fizikisht edhe në Fan Shop të KB Bashkimi në Prizren.
