Yamal optimist para duelit me Austrinë: As Franca nuk është më e mirë se ne

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në formë shumë të mirë fizike përpara ndeshjes së nesërme ndaj Austrisë në Kupën e Botës 2026.

Në një intervistë për “Cadena COPE”, talenti i Barcelonës u shpreh se është afër maksimumit të formës dhe i gatshëm për sfidën e radhës.

“Ndihem shumë mirë dhe plot entuziazëm. Kemi parë disa ekipe të mëdha që janë eliminuar dhe jemi plot shpresë. Jam rreth 80–90% i gatshëm fizikisht dhe mund të luaj 90 minuta ndaj Austrisë,” u shpreh Yamal.

Duke folur për paraqitjet e Spanjës dhe kritikat nga mediat, 17-vjeçari theksoi se rezultati është më i rëndësishëm se loja estetike.

“Gjëja kryesore është të fitosh. Natyrisht duhet të luash mirë, por nëse luan mirë dhe humbet, të gjithë ndihen keq,” tha ai.

Yamal pranoi gjithashtu se ekipi kombëtar ka hapësirë për përmirësim, pavarësisht potencialit të madh që ka.

“Është e vërtetë që mund të përmirësohemi, sepse jemi më të mirë se niveli që kemi treguar deri tani,” shtoi ai.

Sa i përket rivalëve në turne, sulmuesi spanjoll theksoi se nuk e konsideron asnjë ekip të pathyeshëm.

“As Franca nuk është më e mirë se ne. Nuk na kanë mposhtur prej Kampionatit Evropian. Faza me eliminim është ndryshe dhe besoj se mund ta fitojmë Kupën e Botës,” përfundoi Yamal. 


Go to TOP