Kane përmbys ndeshjen dhe thyen rekord e Pele-s
Harry Kane ka kaluar Anglinë në epërsi 2-1 ndaj DR Kongos në minutën e 86-të, duke realizuar një tjetër gol vendimtar.
Sulmuesi anglez përfitoi nga një pasim perfekt dhe me qetësi e dërgoi topin në këndin e sipërm të djathtë, pa i dhënë mundësi portierit.
Ky gol ka edhe peshë historike, pasi Kane tashmë ka kaluar Pelé-n në numrin e golave në Kupën e Botës, duke hyrë në historinë e turneut si një nga golashënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
