Kosova U20 e luan ndeshjen e parë përgatitore

Hendbollistët e Kosovës U20 po i vazhdojnë përgatitjet për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.

Të mërkurën djemtë tanë ishin në Shkup ku luajtën ndeshje kontrolluese me Arabinë Saudite.

Ndeshja i shërbeu shtabit teknik të udhëhequr nga kryetrajneri Fatmir Muhaxheri, për të testuar të gjithë lojtarët.

Po ashtu janë provuar vendosje të ndryshme taktike në sulm e mbrojtje.

Për kohë të gjatë ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë, kurse në fund arabët u shkëputën për fitore

39:28.

Kombëtarja e 20-vjeçarëve do t’i ketë edhe dy ndeshje kontrolluese para Evropianit që fillon më 12 korrik.

Do të luhet edhe një ndeshje testuese me Arabinë Saudite dhe një tjetër me Italinë U20. /Kosova.info/

Go to TOP