Trajneri i Belgjikës: Courtois s`do të jetë në Evropian

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, nuk do të jetë pjesë e Euro 2024, ka thënë të martën trajneri i Kombëtares belge, Domenico Tedesco. 

Gardiani i Real Madrid ka humbur të gjithë sezonin pas një lëndimi të ligamentit të gjurit. 

Courtois ka pasur raporte të ftohta me trajnerin e Kombëtares belge që nga qershori i vitit të kaluar, pasi nuk u zgjodh kapiten pas një dëmtimi të Kevin De Bruyne. Shiriti i qe besuar Romelu Lukakut. 

Vetë Courtois në dhjetor kishte deklaruar se po hiqte dorë nga të luajturit në Kampionatin Evropian në Gjermani për shkak të lëndimit. 

“Për këtë temë, gjithçka është thënë tashmë. Ne po fokusohemi te lojtarët që janë”, ka thënë Tedesco.

Courtois është rikthyer tashmë te skuadra e Real Madrid, ndërsa trajneri, Carlo Ancelotti, ka thënë se shpreson që ai të rikthehet për ndeshjen kundër Cadiz në La Liga. 

Go to TOP