Termokos dhe KEK nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me ngrohje për sezonin dimëror 2024-25

Kryeshefi i “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për furnizim me ngrohje gjatë sezonit dimëror 2024-25.

Marrëveshja do të mundësojë fillimin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës nga 15 tetori 2024 deri më 15 prill 2025.

Osmani falënderoi zv.Kryeshefin e KEK-ut dhe stafin për bashkëpunimin e vazhdueshëm. /Kosova.info/

Go to TOP