REL: Termocentralet lënë shkret mjedisin përreth

Ky pellg gjendet në afërsi të dy termocentraleve në Obiliq. Këta tymtarë konsiderohen ndotësit më të mëdhenj në Kosovë, duke shkaktuar ndotje të tokës, ujit e ajrit.

Dy termocentralet janë të vjetra, të ndërtuara dekada më parë – duke kontribuar në më shumë ndotje – teksa, teksa ekzekutivi kosovar, në Strategjinë e saj Energjetike 2022-2031, ka paraparë rinovimin e tyre që t’iu afrohen standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.

Kështu duket një lule pranë termocentraleve në Obiliq. Në vendet ku toka përballet me ndotje të madhe, bimësia është e rrallë.

Korporata Energjetike e Kosovësviteve të fundit është përpjekur që të adresojë shqetësimet mjedisore të shkaktuara nga tymtarët e saj.

Një shkurre afër tymtarëve të Obiliqit. Përveç bimësisë, toka që i ekspozohet ndotjes – sikurse ajo që lirohet nga dy termocentralet – pëson ndryshime edhe në pamje. Shembull, toka mund të ndryshojë ngjyrë, të thahet, të mbulohet nga pluhuri apo edhe plasaritet.

Qeveria e Kosovës e ka përfshirë modernizimin e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” në Strategjinë Energjetike 2022-2031, ku parashihet që të dyja termocentralet të rinovohen për t’iu afruar standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.

Në raportet e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Komuna e Obiliqit radhitet një nga vendbanimet me më së shumti ndotje, jo vetëm të ujërave, por edhe ajrit dhe tokës dhe ndotësi më i madh janë dy termocentralet.

Me qëllim të uljes së nivelit të ndotjes, Banka Botërore vite më parë financoipastrimin e deponive të hirit pranë dy termocentraleve, duke instaluar një sistem të ri për transportin e hirit dhe duke larguar kimikatet toksike nga një central i vjetër i gazifikimit që kishte qenë aty dekada më parë.

Shkencëtarët thonë se nxjerrja dhe djegia e qymyrit ndryshon ekosistemet, vë në rrezik biodiversitetin dhe ndikon në shëndetin e njeriut.

Pavarësisht ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit, Kosova A dhe B janë burimi kyç për energji në Kosovë. Këto termocentrale prodhojnë rreth 90 për qind të rrymës që konsumohet. Pjesa tjetër mbulohet nga importi dhe një pjesë shumë e vogël nga energjia e ripërtërishme.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bazuar në të dhënat deri më 2023, Kosova ishte kontribuuese e 0.02 për qind të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit të lidhura me energjinë.

Teksa në Obiliq, punëtorët vazhdojnë punën për prodhimin e energjisë, Qeveria në detyrë e Kosovës së voni është përballë dy zgjedhjeve: të lidhet me rrjetet rajonale të gazit të lëngshëm natyror - të mbështetura nga SHBA-ja - apo të shtyjë përpara idenë e saj të gazifikimit të qymyrit. E para vlerësohet se shkakton më pak ndotje, ndërkaq e dyta thuhet se ka ndikim të madh në mjedis, veçmas në ujërat nëntokësorë.
Teksa në Obiliq, punëtorët vazhdojnë punën për prodhimin e energjisë, Qeveria në detyrë e Kosovës së voni është përballë dy zgjedhjeve: të lidhet me rrjetet rajonale të gazit të lëngshëm natyror – të mbështetura nga SHBA-ja – apo të shtyjë përpara idenë e saj të gazifikimit të qymyrit. E para vlerësohet se shkakton më pak ndotje, ndërkaq e dyta thuhet se ka ndikim të madh në mjedis, veçmas në ujërat nëntokësorë.

Go to TOP