N’Doye kritikon Thiaw pas eliminimit të Senegalit nga Belgjika

Ish-reprezentuesi i Senegalit, Dame N’Doye, ka kritikuar ashpër trajnerin Pape Thiaw pas humbjes dramatike të “Luanëve të Teranga” ndaj Belgjikës në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.

Senegali u eliminua pas një përmbysjeje të madhe, ku Belgjika fitoi 3-2 pas kohës shtesë, në ndeshjen e zhvilluar në Seattle Stadium. Afrikanët kishin krijuar avantazh të dyfishtë me golat e Habib Diarra dhe Ismaila Sarr, por belgët u rikthyen në minutat e fundit, me penalltinë vendimtare të Youri Tielemans në kohën shtesë.

Sipas N’Doye, Senegali kishte gjithçka nën kontroll dhe ishte në rrugë të sigurt drejt kualifikimit, por ndryshimet e bëra nga stafi teknik ndryshuan rrjedhën e lojës.

Ai theksoi se zëvendësimet e Thiaw, përfshirë edhe largimin e Sadio Mané, e çrregulluan balancën e skuadrës dhe i dhanë hapësirë rikthimit të Belgjikës.

“Skuadra u çorganizua plotësisht me ndryshimet. Në futbollin e nivelit të lartë, nuk është e zakonshme të humbasësh ekuilibrin në atë mënyrë,” u shpreh N’Doye, duke shtuar se Senegali duhej të menaxhonte më mirë avantazhin 2-0.

Senegali u detyrua të mbyllë pjesëmarrjen në turne pas një disfate të rëndë, ndërsa Belgjika kaloi në çerekfinale ku do të përballet me SHBA-në më 6 korrik në Seattle.

Ndërkohë, “Luanët e Teranga” i kanë dhënë fund aventurës së tyre në Botëror, me zhgënjim të madh pas një ndeshjeje që e kishin në dorë deri në minutat e fundit.


Go to TOP