Agon Xhaka largohet nga KF Malisheva pas pesë vitesh

Ka përfunduar zyrtarisht bashkëpunimi mes Agon Xhakës dhe KF Malishevës, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare të mbushur me angazhim dhe kontribut për klubin.

Gjatë qëndrimit të tij te Malisheva, Xhaka u dallua si një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, me paraqitje të qëndrueshme dhe luftarak në çdo ndeshje. Ai ishte pjesë e rëndësishme e rrugëtimit dhe sukseseve që klubi arriti në vitet e fundit.

Me marrëveshje mes palëve, bashkëpunimi është mbyllur, ndërsa futbollisti tashmë pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. Sipas njoftimit, transferimi i tij te një klub i ri pritet të zyrtarizohet së shpejti.

KF Malisheva e ka falënderuar Agon Xhakën për kontributin e dhënë gjatë pesë viteve dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës sportive.

Go to TOP