Maroku në mesin e tetë më të mirëve, eliminon bindshëm Kanadanë
Maroku është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Kanadanë me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 së finales.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që treguan kujdes në repartin defensiv dhe krijuan pak raste të rrezikshme.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pushimit. Marokenët dominuan plotësisht lojën dhe zhbllokuan rezultatin në minutën e 50-të me Azzedine Ounahi, i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur ofensiv.
I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë të takimit, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij dhe duke e afruar ndjeshëm me kualifikimin.
Në minutën e tetë të kohës shtesë (90+8′), Abde Ezzalzouli Rahimi vulosi fitoren me golin e tretë, duke i dhënë fund çdo dileme për fituesin e sfidës.
Me këtë sukses, Maroku siguron një vend mes tetë kombëtareve më të mira të Botërorit 2026.
Në çerekfinale, përfaqësuesja afrikane do të përballet me fituesin e sfidës Paraguai – Francë, e cila zhvillohet sonte duke nisur nga ora 23:00.
