Përfundon NLB Kampi Veror, vlerësohet shumë i suksesshëm

Rreth 150 hendbollistë të rinj e kanë vlerësuar maksimalisht përvojën në NLB Kampin Veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kampi është mbajtur për një javë, ndërsa ka përfunduar të dielën, kur u zhvilluan stërvitjet e fundit. Kampi veror është mbajtur në “Loyola Gymnasium” në Prizren.

Programi ishte i ngjeshur me stërvitje të hendbollit, lojëra të ndryshme elementare dhe aktivitete argëtuese.

Përgjegjësit e kanë cilësuar NLB Kampin Veror si shumë të suksesshëm.

Federata e Hendbollit e Kosovës falënderon trajnerët për përkushtimin dhe angazhimin si dhe të gjithë kampistët për një përvojë të paharruar.

Kampi Veror është prej aktiviteteve më të rëndësishme të Federatës sonë, që dëshmon përkushtimin për ngritje të vazhdueshme të gjeneratave të reja. /Kosova.info/


Go to TOP