Tabaku dhe deputeti gjerman draft-rezolutë në Këshillin e Europës: Dënoni sulmin e serbëve në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe deputeti i CDU,  Knut Abraham kanë paraqitur në tavolinën e Këshillit të Europës një draft rezolutë që dënon sulmin dhe vrasjen e një efektivi të policisë në veri të Kosovës.

“Së bashku me Jorida Tabakun kemi dërguar një mocion për një rezolutë në Këshillin e Europës në lidhje me sulmin e dhunshëm në veri të Kosovës. Jetike për Asamblenë Parlamentare të KE që të gjejë fjalët e duhura për të dënuar këtë sulm terrori” Mocioni dhe projektrezoluta do të pasohet dhe me një debat në Këshillin e Europës ditën e hënë”, shkruan deputeti i CDU.

Në një postim në platformën X, Abraham, i cili është edhe pjesëtar i Këshillit të Europës, ftoi Asamblenë e KE që të dënojë sulmin e dhunshëm të paramilitarëve serbë.

Ai i kërkoi qeverisë së Kosovës dhe EULEX që të paraqesin provat në lidhje me sulmin që kishin paramenduar ky grup terrorist.

Deputetja e PD-së, pjesë e grupit të EPP në Këshillin e Europës, bëri publike draft rezolutën ditën e djeshme në seancën plenare ndërsa në atë kohë po diskutohej rendi i ditës.

Sipas saj, parlamenti i Shqipërisë po gabonte dyfish “duke mos trajtuar çështjen e Kosovës në unison pa ndonjë debat të madh dhe së dyti duke vonuar gjithnjë e më shumë miratimin e projektrezolutës”.

Go to TOP