Gazeta gjermane “Spiegel”: Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë

Gazeta gjermane “Spiegel”, raporton se Bundeswehri pritet të rritë numrin e trupave në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Ekziston kërcënimi për eskalim të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas informacioneve të SPIEGEL, qeveria gjermane tani dëshiron të dërgojë një kompani shtesë të Bundeswehr-it – por jo deri vitin e ardhshëm”, ka shkruar Spiegel.

Ndërsa, të martën zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Michael Stempfle tha se Gjermania nuk do ta rrisë kontingjentin e Bundeswehr-it në Kosovë, pavarësisht situatës së tensionuar në vend.

Rreth 4,500 ushtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR-it janë aktualisht të stacionuar në Kosovë, 71 prej të cilëve janë anëtarë të Bundeswehr-it. Sipas mandatit, do të mund të dërgoheshin deri në 400 ushtarë gjermanë në vendin ballkanik. 

Go to TOP