Spanjolli Alberto Ruiz Rubio i bashkohet stafit të kombëtares së femrave
Shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës për femra është kompletuar me ardhjen e spanjollit Alberto Ruiz Rubio, i cili do t’i bashkohet ekipit në kuadër të përgatitjeve për garat ndërkombëtare.
Alberto vjen me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe në vitin e fundit ishte pjesë e ekipit të VfB Suhl LOTTO Thüringen, me të cilin u shpall kampion i Bundesligës Gjermane dhe fitues i Kupës së Gjermanisë.
Me kompletimin e shtabit teknik, Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për sfidat e ardhshme me synimin për paraqitje sa më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Rikujtojmë që Kombëtarja A drejtohet nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, i cili tash krahas dyshes së bashkëpunëtorëve nga Kosova, Ylli Kadriu e Vlora Berisha, do ta ketë edhe spanjollin Rubio. /Kosova.info/
