Rama akuza të ashpra ndaj Kurtit: Zero projekte, propagandë dhe stagnim për 6 vjet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar për mungesë kontributi politik dhe dështim në qeverisje.
Sipas Ramës, Kurti ka “deficit të madh politik dhe personal”, pasi, siç u shpreh ai, nuk ka dhënë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të vendit. Ai theksoi se kjo mungesë, sipas tij, po tentohet të mbulohet përmes propagandës dhe sulmeve ndaj figurave të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Rama e akuzoi Kurtin se gjatë gjashtë viteve në pushtet e ka lënë vendin në varfëri dhe stagnim duke shtuar se nuk ka pasur asnjë projekt madhor apo zhvillim kapital.
“Në mungesë të rezultateve konkrete, ai vazhdon të mbështetet në propagandë”, deklaroi Rama duke ngritur pyetje ironike mbi mënyrën se si, sipas tij, kryeministri do ta vazhdojë fushatën.
Në fund, Rama i bëri thirrje Kurtit që t’u ofrojë qytetarëve program, zhvillim dhe mirëqenie duke kërkuar gjithashtu transparencë për gjendjen ekonomike dhe nivelin e varfërisë në vend. /Kosova.info/
