Si erdhi deri te Masakra e Srebrenicës, kush i mohoi krimet

Krimi më i madh në truallin e Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore, do të kujtohet çdo 11 korrik si Ditë e Gjenocidit. Sot 29 vjet më vonë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi Rezolutën, e cila shpall 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Por, cila ishte retorika vrastare serbe që çoi në luftërat dhe masakrat në ish-Jugosllavi.

“Ja ku jemi, më 11 korrik 1995 në Srebrenicën serbe. Në prag të një feste tjetër të madhe serbe, ne ia dhurojmë këtë qytet popullit serb më në fund ka ardhur momenti për t’u hakmarrë ndaj turqve”.

Kështu thoshte gjenerali serb Ratko Mlladiq teksa po hynte në qytetin e shkatërruar nga lufta. Paskëtij deklarimi truimfalist, dha urdhër për ushtarët e tij “Merrni drejtim nga Potoçari, Bratunac, mos ndaloni”. Mos ndaloni së vrari”.

Porosia kriminelit serb Ratko Mladiq, rezultoi me së 8 mijë e 372 të vrare, kryesisht burra e të rinj.

Krejt kjo ndodhi me 11 korrik 1995. Atë ditë, serbët kryen gjenocidin e parë më të madh e më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Këtij gjenocidi serb mbi boshnjakët civilë, mbështetje i shkonte edhe nga Serbia.

 “Për çdo serb të vrarë do t’i vrasim 100 myslimanë”.Ky është Aleksandar Vuciq, atëherë ministër i Propagandës së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq e tani president i Serbisë.

Më vonë, këtë gjenocid do ta kryenin edhe mbi shqiptarët e Kosovës.

Mijëra viktima në Ballkan, mbajnë vulën e shovinizmit të shfrenuar të një regjimi vrastar.

Masakrat mbi shqiptarët të kryera nga Serbia në Studime, Mejë, Izbicë, Reçak e Dubravë, janë rezultatet e kësaj retorike të shfrenuar shoviniste e viteve 90-ta.

Por, si duket, ajo ende nuk ka mbaruar. E njëjta po dominon hapësirën politikëbërëse të fqinjit verior të Kosovës.

E Srebrenicën në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore e njeh bota. Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ka konstatuar se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

18 persona u dënuan, pesë ishin dënime të përjetshme dhe 219 vjet burg. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës dënoi 14 persona me gjithsej 243 vjet burg ndërsa 14 të tjerë u dënuan me 223 vjet.

Në Serbi, pesë persona u dënuan me gjithsej 68 vjet burg për krimet në Srebrenicë, katër prej të cilëve ish-anëtarë të njësisë “Scorpions” kurse dy u dënuan në Kroaci. Pavarësisht aktgjykimeve dhe fakteve, mohimi i gjenocidit nga serbët në Bosnje dhe Serbia edhe më tej vazhdon.

Go to TOP