Ajax bëhet me trajner të ri

Ajax ka njoftuar të enjten për emërimin e italianit Francesco Farioli në detyrën e trajnerit të ri të skuadrës.

Lajmi është bërë publik përmes një deklarate zyrtare nga klubi i Amsterdamit, ku është konfirmuar se Ajax ka arritur marrëveshje me Fariolin dhe klubin francez OGC Nice për transferimin e tij.

Farioli ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Ajax, e cila do të fillojë më 11 qershor 2024 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2027.

“Jam i lumtur që jam këtu në Amsterdam dhe së bashku me anëtarët e tjerë të stafit do të përkushtohemi me gjithë zemër. Ne duam të rilidhemi me ADN-në e klubit, duke synuar të sjellim energji të re me një mënyrë pozitive të punës dhe të menduarit”, ka deklaruar Farioli.

Farioli sjell me vete përvojën dhe ekspertizën e tij nga OGC Nice, ku ka treguar aftësi të mira menaxheriale.

Ajax, ani se skuadër me shumë histori, në këtë edicion nuk ka pasur performancë pozitive, duke përfunduar e pesta në renditjen e kryesuar nga PSV. 

Go to TOP