Shqipëria në epërsi, Jasir Asani shënon për 2:1
Shqipëria ka kompletuar rikthimin e rezultatit në ndeshjen që kuqezinjtë po e zhvillojnë ndaj Ukrainës në Çeki.
Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ndeshjen e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, teksa fillimisht ishin këta të fundit që kaluan në avantazh.
Të besuarit e Sylvinhos fillimisht shënuan për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 54-të me anë të Ardian Ismajlit.
Menjëherë pas golit të barazimit, ata u vunë në kërkim të golit të avantazhit dhe pas disa përpjekjeve e gjetën.
Ishte Jasir Asani njeriu i super golave, ai i cili i dha avantazhin Shqipërisë duke shënuar me gjakftohtësi në cepin e portës së Trubin për rezultatin 2-1.
Jasir Asani | 🇺🇦 Ukraine 1-2 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/j40n9GBpBj
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024