Sigal Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës
Sigal Prishtina është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Superkupën e Kosovës.
Bardhekakltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 78:73 (14:23, 20:19, 22:15, 22:16).
Ndeshja në fakt ishte mjaft interesante në Prizren, ku po zhvillohet ky turne. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke e fituar çerekun e parë 14:23, derisa periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 34:42.
Por, Bardhekaltrit në pjesën e dytë ishte më të përqendruar dhe dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe e kthyen në favor të tyre për të triumfuar 78:73.
MVP i ndeshjes ishte Jalen Moore i Sigal Prishtinës me 23 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.