Ardian Ismajli shënon golin e barazimit
Ardian Ismajli i ka barazuar shifrat në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës, 1:1.
Mbrojtësi kosovar realizoi në minutën e 55-të, me një gjuajtje nga afërsia pas një tollovie të krijuar në zonën e ukrainasve.
Paraprakisht Ukraina kishte kaluar në epërsi në minutën e 49-të, kur mbrojtësi i krahut të djathtë që luan te Shakhtari, Yukhym Konoplya, shënoi me gjuajtje të fuqishme nga zona, falë edhe një reagimi jo të mirë të portierit Strakosha.
Ardian Ismajli GOAL vs Ukraine #Ukraine 🇺🇦 #NationsLeague #Albania 🇦🇱 pic.twitter.com/FTnJaHzpi5
— Soccer CLICKS (@SoccersCLICKS) September 7, 2024