Sassuolo e kthen mbrapsht Juventusin për Locatelli-n

Sassuolo ia ka refuzuar Juventusit 30 milionë euro për Maunel Locatelli-n, teksa bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.

Oferta e Zonjës së Vjetër ishte një huazim dyvjeçar me obligim blerjeje, mirëpo gjelbër e zinjt e kanë kthyer prapa gjigantin italian, sipas Goal.

Klubi po e shikon mundësinë që ta blejë kampionin e Evropës me Italinë për 40 milionë euro.

Interesim për shërbimet e ish-lojtarit të Milanit ka shprehur edhe Arsenali.

Go to TOP