S4MM, DJ PM dhe DJ Dagz më 12 shkurt publikojnë bashkëpunimin e ri “Tinzake”

Dy DJ e njohur nga Kosova, PM dhe Dagz kanë realizuar një bashkëpunim të ri me reperin nga Tetova, S4MM.

Kënga më e re e tyre “Tinzake” tashmë është finalizuar dhe artistët kanë zbuluar se pritet të lansohet nesër (12 shkurt).

“Nesër në ora 18:00”, ka bërë të ditur ata përmes postimeve në Instagram, teksa kanë sjell edhe një pjesë të shkurtër nga klipi.

Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre, vite më parë treshja e suksesshëm sollën këngën “A e din”, e cila numëron mbi katër milionë klikime në kanalin YouTube.

Ndërsa, theksojmë që krahas projekteve, DJ PM dhe DJ Dagz së fundi shijuan eksperiencën në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP.

Rrugëtimi i tyre në BB VIP u prit mirë nga publiku dhe ata u pëlqyen për karakterin dhe rrëfimet që bën gjatë qëndrimit brenda. 

Go to TOP