Kriza me rrymë: Institucionet italiane fikin dritat në objektet qeverisëse
Qeveritë bashkiake prej Romës në Torino fikën dritat në monumentet kryesore si formë proteste simbolike mbrëmjen e së enjtes.
Kryebashkiakët e qyteteve të mëdha italiane fikën dritat në monumentet historike dhe ndërtesat publike për të protestuar ndaj rritjes së faturave të energjisë që po dëmtojnë buxhetet komunale.
Shoqata Kombëtare e Bashkive Italiane (ANCI), e cila përfaqëson interesat e bashkive në nivel kombëtar dhe të BE-së, njoftoi protestën simbolike të planifikuar për të enjten në mbrëmje.
“Çështja ka të bëjë me të gjithë, bizneset deri te familjet dhe organet lokale,” tha presidenti i ANCI Antonio Decaro, i cili është gjithashtu kryebashkiak i qytetit jugor të Barit, për transmetuesin publik italian RAI.
ANCI vlerëson se kostot e energjisë për komunat italiane arrijnë në 1.6 deri në 1.8 miliardë dhe se faturat e energjisë do të rriten me të paktën 550 milionë euro.
Comments