Rexhepi pas takimit me Sveçlën: Vendkalimi kufitar Restelicë-Strezimir do të jetë i hapur nga 15 korriku

Vendkalimi kufitar Restelicë (Kosovë) – Strezimir (Maqedonia e Veriut) do të jetë e hapur nga 15 korriku 2024. Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi pas takimit me ministren Xhelal Sveçla.

Rexepi në një postim në Facebook ka shkruar se pas marrëveshjes me ministren Sveçla është vendosur që të hapet kjo pikë kufitare.

“Në marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme, njoftojmë opinionin publik se pikëkalimi kufitar Restelicë – Strazimir do të hapet më 15 korrik. Ky vendkalim lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, veçanërisht i rëndësishëm gjatë periudhave sezonale”, ka shkruar ajo. /Kosova.info/

Go to TOP