Raportet Kosovë – Zvicër datojnë nga vitet e 60-ta

Televizioni shtetëror zviceran SRF, i ka kushtuar një kronikë të gjerë Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit të saj.

Kronika u prezantua në emisionin “10 vor 10” dhe do të jetë e ndarë në katër pjesë.

Kronika flet për Kosovën, çerekshekulli pas lirisë dhe raportet me shtetin zviceran, ku dihet se një pjesë e madhe e diasporës jeton dhe vepron atje.

Madje, marrëdhëniet mes dyja vendeve nuk datojnë nga vitet e 90-ta, por nga vitet e 60-ta, kur atje kishin filluar të vinin “gastarbeiterët” e parë apo siç njihen punëtorët e huaj, punëtorët fizikë të rekrutuar asokohe nga Zyrat e Punësimit.

Kronika flet një kosovar nga Gjilani, i cili kishte ardhur në Zvicër në vitin 1979-të.

Z. Krasniqi, atëbotë punonte në ndërtimtari si punëtor sezonal.

Protagoniste e intensifikimin të marrëdhënieve Kosovë-Zvicër, ishte edhe ish-presidentja dhe ministrja e Jashtme, Micheline Calmy Rey, e cila ka dhënë kontribut të madh në sensibilizimin e çështjes së pavarësisë së Kosovës.

Calmy-Rey, flet për misionin e saj dhe për respektin që gëzon në mesin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Zvicër.

Në pjesën e kronikës që do të transmetohet sot, do të bëhet fjalë për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe për shqiptarët që janë kthyer nga Zvicra në Kosovë për të ndërtuar jetën e tyre në vendlindje.

Go to TOP