Rama publikon orën dhe vendin e takimit me shqiptarët në Athinë

Të dielën e 12 najit në orën 11:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Athinë.

Rama ka publikuar dhe vendin e takimit, që u caktua dje pas disa ditësh angazhimi për ta gjetur.

“Me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi do të mbahet ne stadiumin Galatsi.

Rama publikon orën dhe vendin e takimit me shqiptarët në Athinë
Go to TOP